Ora News - Sulmohet me armë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala, brenda ishin dhe vajzat

2018-08-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.

Sot në mesditë policia informoi shkurt lidhur me sulmin e ndodhur në orët e para të mëngjesin e sotëm (30 gusht) në lagjen "Bruk" në rrugën ?Shkëndija? në Tiranë.

Por pa dhënë shumë detaje.

"Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen ?Bruk?, në rrugën ?Shkëndija? është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" informoi policia.

Plumbat dhe ne dhomen ku ndodheshin vajzat

Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por në shtëpi kanë qenë prindërit dhe dy vajzat e saj të mitura. Në muret e banesës shenjat e plumbave janë të dukshme ndërsa kryetari i PD-së në prononcimin për median tha plumbat kishin goditur dhomën ku flinin vajzat e gazetares.

Gazetarja: Sulmi per shkak te punes time

Klodiana Lala është gazetare e kronikës së zëzë në televizionin News 24. Në një reagim në facebook gazetarja thotë se ngjarja e ka tronditur dhe se dyshimet kryesore të saj janë që sulmi ka ardhur si rezultat i punës së saj si gazetare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-qellohet-me-arme-zjarri-drej-nje-banese