Report TV - Kush e përgjoi Denar Bibën? Kërkohet investigim në Strasburg/ Replikat PD-PS

2018-08-30 0

Denar Biba reagon sërish mbi audio-përgjimin te viti 2014 ku ai diskuton me anëtarin e kësaj Gjykate Ledio Binaku për shtyrjen e vendimeve të ish-pronarëve për dëmshpërblim ndaj shteit shqiptar. Biba deklaron se do t?i drejtohet Strasburgut pasi është përgjuar në menyrë të paligjshme në një bisedë miqësore qe ka ndodhur pikërisht brenda ambienteve të gjykatës. Mister mbi autorin e përgjimit, por nga rrethanat si u realizua dyshohet që regjistrimin e ka bërë vetë gjyqtari Ledio Bianku.

Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Strasburgut ku do i shpjegoj versionin tim të ngjarjeve, do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate, që individë që punojnë në atë gjykatë, duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë atë përgjim, apo struktura të gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi një bisedë mes një gjyqtari dhe një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës, është e papranueshme që kjo të ndodhë në tempullin e drejtësisë.

Denar Biba
Opozita akuzon Bibën se ushtroi presion tek gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledi Bianku për të ndihmuar qeverinë shqiptare që të mos dëmshpërblente shqiptarët që ishin ankuar në Strasburg për pronat. Biba e mohon një akuzë të tillë dhe shprehet se i bëhet shantazh në prag të zgjedhjeve lokale. Referuar bisedës me gjyqtarin, ai shton se ?Më vjen keq që Bianku nuk më tha për 'qasjen e papërshtatshme? gjatë bisedës?.