Ora News - Ja kur dëmshpërblimi financiar për ish-të përndjekurit mund ti kalojë shtetit

2018-08-29 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria bën disa ndryshime në ligjin e dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politik. Sipas draftit, masën e shpërblimit e marrin vetëm personat e afërt të familjes dhe nëse ata nuk jetojnë më, do ti kalojë buxhetit të shtetit. Drafti pritet të diskutohet në komisionet parlamentar me nisjen e sesionit të ri të kuvendit.

Qeveria propozon ndryshime të ligjit për dëshpërblimit të ish-dënuarve politik, duke i dhënë të drejtën e përfitimit vetëm familjarëve të ngushtë të tij.

Nëse pjestarët e rrethit të ngushtë familjarë ndërrojnë jetën, masa e dëmshpërblimit nuk do ti kaloj më brezave të tjerë, por buxhetit të shtetit.

Sipas projektligjit, ka përcaktime dhe të fondit të vënë në dispozicion. Fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë, thuhet në draft.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-kur-demshperblimi-financiar-ish-te-perndjekurit-mund-ti-kaloje-shtetit