Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shëngjimi ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me Malin e Zi. Kryeministri tha se aksi do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore.
Rama: Le të marrim infrastrukturën, këtu plaga tjetër ishte rruga. Për arsye procedurash nuk arritëm dot ta vinim më shpejt në lëvizje. Besoj se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar.
Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh.
Ambicia jonë është rruga Shëngjin?Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë këtej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-rruga-e-re-shengjin-velipoje-brenda-shtatorit-gjysme-ore-ne-mal-te-zi