Report Tv-Qeveria riparon autostradën Tiranë-Elbasan, merr një hua prej 16 mln dollarësh

2018-08-29 1

Qeveria shqiptare do të rikonstruktojë autostradën Tiranë-Elbasan. Për këtë është miratuar sot marrja e një huaje prej 16 mln dollarësh nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID). Marrëveshja hyn menjëherë në fuqi.

Autostrada Tiranë-Elbasan prej vitesh ka ngelur e papërfunduar, pavarsisht fondeve shtesë që janë dhënë për këtë aks.

Prej afro një viti, autostrada funksion me korsi të bllokuar në zonën e Mamlës prej shembjes së masivit shkëmbor. Në dhjetorin e 2017-ës në këtë aks pati rrëshqitje të tokës dhe masivi shkëmbor.

Për autostradën Tiranë-Elbasan e nisur më 2008 dhe ende të papërfunduar, pak muaj më parë u arrestua ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy ish-ministra të Transporteve Haxhinasto dhe Dervishaj.

Albes Alite, ish-drejtori menaxhimit të projektit në autostradën Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të mbetet në burg edhe pas kërkesës se gjendja e tij shëndetësore është e papërshtatshme për të qëndruar në qeli.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, ?Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ?Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë?, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Free Traffic Exchange