Report Tv-Akuzat e PD-së për audio-përgjimin, reagon sërish Denar Biba

2018-08-29 1

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar sërish pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me audio-përgjimin e dalë në media, se Biba ushtroi presion tek gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledi Bianku. Në një postim në Facebook, Biba shkruan se ndihet i shqetësuar nga përgojimi masiv i PD-së.

Sipas tij, është e qartë se nuk ka patur një ndikim të paligjshëm tek gjyqtari Bianku, për të ndihmuar shtetin shqiptar në gjykatën e Strasburgut.

Reagimi i plotë:

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende.

Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.
Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale ?Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike? (neni 245/1 i KP):
Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?
A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?
A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se ?moratoriume? te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t?i kerkojne kur te duan e sa here te duan?
A e dini qe kjo tipologji kerkese s?ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse ?ndikimi i paligjshem? synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t?i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?
Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?
Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?
Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?
Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa...