Zhduken prej 6 ditesh daje e nip ne Shkoder

2018-08-29 7

Prej 6 ditësh, dy persona, dajë e nip janë zhdukur në Shkodër. Vendndodhja e Gëzim Hysajt 56 vjeç dhe Agron Mollajt 47 vjeç është mister.

Bashkëshortja e Gëzimit, Sajmira tregon se burri  i saj në datën e 23 Gusht rreth orës 20:00 u largua nga shtëpia e tij, e cila ndodhet në fshatin Myselim të Postribës.

Ajo thotë se ai doli në qytet për një kafe me një shok dhe nga ai moment nuk u kthye më.

"Në datën 23 Gusht në orën 8 e 20 minuta ka dalë nga shtëpia dhe më ka thënë që jam duke shkuar në qytet të pi kafe se më ka kërkuar një shok. Unë e kam marrë në telefon në 9 e 30 minuta se më ka thënë më merr, do vij me ngrënë darkë si çdo familjar në shtëpi të vet. E kam marrë në telefon. I ka shkuar zilja, por nuk e ka hapur njeri".

Sajmira Hysa thotë se familja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë konflikte me njeri. Ndërsa kërkon ndihmën e shtetit për të gjetur 56-vjeçarin.

 "Jo, jo unë nuk di asgjë. Nuk jam në dijeni të asnjëlloj problematike".

Policia nga ana e saj ende nuk ka një informacion të saktë për vendndodhjen e Gëzim Hysës dhe nipit të tij Agron Mollës. Ndërsa disa pista hetimore janë ngritur, si ajo e pengmarrjes apo vrasjes së dy të afërmve.

Free Traffic Exchange