http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka reaguar per here te pare per biseden e pergjuar mes nenkryetarit te kqz Denar Biba dhe gjyqtari shqiptar ne Strasburg Ledi Bianku. Kryetari I komisionit te ligjeve Ulsi Manja e ka cilesuar qesharak reagimin e liderit te opozites Lulzim Basha duke sqaruar edhe viziten e delegacionit shqiptar ne 2014 ne Strasburg, pjese e te cilit ishte Denar Biba.
Por Partia Demokratike nuk eshte terhequr nga akuzat e saj ndaj Denar Bibes dhe qeverise, duke theksuar se ky shantazh eshte raportuar nga gjyqtari Bianku ne Strasburg.
Gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.Mjafton ky pohim për të kuptuar përpjekjen qesharake të sekserit të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për t?u thonë shqiptarëve se nuk është ashtu siç duket, se shantazhi nuk është shantazh, por miqësi e vjetër.
Nje dite me pare opozita kerkoi jo vetem nisjen e hetimeve nga prokuroria por edhe shkarkimin nga detyra te sekretarit te pergjithshem Engjell Agaci dhe nenkryetarit te kqz Denar Biba