Ora News - Tregu i hapur i Poshnjes, jashtë çdo kontrolli e kushti sanitar

2018-08-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jashtë çdo kontrolli e kushti higjeno sanitar në Poshnje të Urës Vajgurore mbahet çdo të martë tregu i hapur për zonën. Produkte të ndjeshme që kërkojnë kushte specifike për tu ruajtur shitën mes diellit apo shiut, buzë rrugës nacionale Berat-Fier, duke u kthyer kështu edhe në një rrezik për aksidente. Tregtarët e Konsumatorët thonë se është i vetmi vend që ata kanë, ndërsa në Bashki flasin për mungesë fondesh për ndërtimin e një tregu me standarde.

Buzë rrugës nacionale Berat-Fier dhe jashtë çdo kushti e kontrolli higjeno sanitar për produktet ushqimore apo industriale.

Kështu zhvillohet çdo të martë tregu i hapur në në njësinë Administrative Poshnje të Urës Vajgurore.

Në zemër të tregut është një shesh i shtruar vetem më çakull që bashkia e Urës Vajgurore për shkak të pamundësisë ia ka lënë në administrim pronarit të tokës.

Ai merr një taksë tregtarëve dhe një pjesë të të ardhurave sipas marrveshjes i dorëzon në bashkinë e Urës Vajgurore, ndërsa pjesën tjetër administron tregun, që në fakt vetëm emrin ka të tillë

Hapësira është e pamjaftueshme për të gjithë, ndaj një pjesë i ekspozojnë produktet buzë rrugës duke u kthyer kështu pazarin në një rrezik për aksidente në aksin nacion ku fluksi i lëvizjes së mjeteve është i lartë.

Tregtarët thonë se paguajnë taksa ndaj zgjidhjen e kërkojnë nga bashkia.

Si tregëtarët ashtu dhe konsumatorët ankohen se vendi nuk është i përshtatshëm, por nuk ka zgjidhje tjetër për të siguruar sa më parë shtëpisë produktet që u duhen

Nga ana tjetër burime të bashkisë së Urës Vajgurore, bëjnë me dije jashtë kameras se problemi i tregegjeve për këtë bashki ka mbetur i pazgjidhur si pasojë e mungesës së hapësirave dhe fondeve.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregu-i-hapur-i-poshnjes-jashte-cdo-kontrolli-e-kushti-sanitar

Free Traffic Exchange