Ora News - Përplasi për vdekje dy kushërinj, Amarildo Çalamani kokë ulur para gjykatës

2018-08-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me kokën ulur dhe në heshje duke shfaqur pendesë e priti masën e sigurisë arrest me burg 24 vjeçari Amarildo Çalamani, autori i aksidentit në Arapaj të Roskovecit ku mbetën të vdekur dy kushërinj kurse një i tretë u plagos.

I pyetur nga gazetarët nësë kishte diçka për të thënë për ngjarjen e rëndë ai u përgjigje vetëm me një jo dhe lëvizjen mohuese të kokës.

Më pas me dyer të mbyllura, prokurorja Elida Hoxha paraqiti në seancë provat që fajësojnë të riun për një sërë shkeljes të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, pasojë e të cilave ishte aksidenti me dy viktima dhe një të plagosur

Avokati i 24 vjeçarit tha se ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe heshti edhe para gjyqtares Arta Duka e cila e dërgoi në burg pa afat.

24 vjecari mbërriti në gjykatë i prangosur me një palë pranga me një tjetër të rinj, të akuzuar për një çështje tjetër, ndërsa drejt qelisë ku do të qëndrojë deri në fund të hetimit u dërgua i vetëm.

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë më 26 gusht në fshatin Arapaj, ku kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç humbën jetën dhe u plagos Martin Dogani, 22 vjeç. Ata ishin ulur në trotuar kur makina që drejtohej nga bashkëfshatari i tyre doli nga rruga dhe i përplasi.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas policisë, dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Makina tip "Volkswagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

I mbijetuari
Martini 21 vjecar është i mbijetuari i aksidentit tragjik. Nga Spitali i Fierit ku po merr trajtim mjekësor ai tregon përplasjen fatale nga makina e drejtuar prej Amarildo Çalamanit po ashtu banor i fshatit që sipas tij po udhëtonte me shpejtësi deri në 130 km/h.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasi-vdekje-dy-persona-del-para-gjykates-amarildo-calamani

Free Traffic Exchange