Report TV - “Si ta shpreh…”, Rama i heq turpin sipërmarrësit që u ankua në porta

2018-08-29 1

Kryeminsitri Rama i ka hequr sikletin një sipërmarrësi në kryeqytet, i cili aplikoi në portalin e bashkëqeverisjes për tu ankuar në lidhje me bizneset e tjra që punonin në informalitet e konkuronin në mënyrë të pandershme.

Elton Shani: Kemi një biznes familjar, u detyruam të bëjmë një anksë dhe morëm përgjigje. Ishte sikleti që kishim një problem me biznesin?Si ta shpreh?

Rama: Ke emocione?

Elton Shani: Si ta shpjegoj?

Rama: Thuaje problemin konkret

Elton Shani: Bizneset rreth nesh kishin informalitet të theksuar?

Rama: Prandaj e ke me siklet ta thuash. Ke siklet se të shohin komshinjtë dhe të paragjykojnë. Por nëse qytetarët vijojnë të rrinë në heshtje këto gjëra nuk do merrnin kurrë zgjidhje.