Ora News - Përplasi për vdekje dy persona, del para gjykatës Amarildo Çalamani

2018-08-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Fierit pritet të japë sot masën e sigurisë për Amarildo Çalamanin, autorin e aksidentit në Roskovec, ku dy kushërinj humbën jetën.

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë më 26 gusht në fshatin Arapaj, ku kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç humbën jetën dhe u plagos Martin Dogani, 22 vjeç. Ata ishin ulur në trotuar kur makina që drejtohej nga bashkëfshatari i tyre doli nga rruga dhe i përplasi.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas policisë, dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Makina tip "Volkswagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

I mbijetuari
Martini 21 vjecar është i mbijetuari i aksidentit tragjik. Nga Spitali i Fierit ku po merr trajtim mjekësor ai tregon përplasjen fatale nga makina e drejtuar prej Amarildo Çalamanit po ashtu banor i fshatit që sipas tij po udhëtonte me shpejtësi deri në 130 km/h.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasi-vdekje-dy-persona-del-para-gjykates-amarildo-calamani

Free Traffic Exchange