Merkel: Kufiri Kosovë-Serbi mund të ketë pasoja për Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se modifikimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të ketë pasoja në rajonet tjera të Ballkanit.



Ndër të tjera Merkel i bëri këto komente gjatë një konference për media në Berlin së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviç.



?Ne natyrisht se i mbështesim të gjitha bisedat, që mund të çojnë drejt qëllimit, por në të njëjtën kohë, themi se integriteti territorial ashtu siç është tani është një vlerë e rëndësishme?.



Ajo paralajmëroi se marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kosovës për territorin e tyre kufitar mund të krijojë precedent dhe mund të çojë në negociata të ngjashme në vendet tjera të Ballkanit.



Gjithashtu kancelarja ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm që negociatat në një vend të mos çojnë në negociata në një vend tjetër.