TIRANË- Në një prononcim për Report TV, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar aktualitetin politik dhe zhvillimet brenda forcës që përfaqëson. Ndërsa shtohen zërat për ndryshime në qeveri, Balla thotë se për të, të gjithë ministrat e kalojnë testin, por vendimi final i takon kryeministrit Rama.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjithashtu edhe një audiopërgjim të publikuar në media ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime. Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar.
Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.
Pjesë nga intervista:
Pak më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha referuar një përgjimi mediatik, akuzon qeverinë shqiptare se ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, në mënyrë që të influencojë në vendimin e Gjykatës kundër interesit të shqiptarëve për pronat? Si iu përgjigjeni këtyre akuzave?
Së pari lajmi kryesor është që kryetari i PD-së është kthyer në atdhe, në vizitën e radhës në Shqipëri. ky është lajm që duhet përshëndetur, pasi kemi plot punë për të bërë, në detyrën tonë para atyre që na kanë zgjedhur. Jam njohur si ju në këtë puntatë të re të trio apo katrologjisë ?Babale 4?. Pikë së pari, në prezantimin e kësaj puntate, dy aktorët e përfshirë janë zyrtarë të shtetit. njëri prej tyre, nënkryetar i KQZ, tjetri përfaqësuesi ynë në Strasburg, Ledi Bianku. Ka marrë votën në Kuvend për t?u zgjedhur si përfaqësues. S?duhet të hezitojnë, por duhet të dalin në public të sqarojnë akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi të sqarojnë pozicionet e tyre, mesa kuptova, konteksti i bisedës ishte në një darkë familjare, çka e bën paksa dyshues faktin e presionit nga njëri-njëri, vizitë si pjesë e një delegacioni zyrtar, megjithatë është çështje që iu takon atyre. Kjo puna e miqve është bërë përgjegjësi, që duhet të mbash për mikun. Kështu, zoti Biba mban përgjegjësi për mikun e tij, Bianku dhe Bianku mban përgjegjësi për mikun e tij, Biba, ta sqarojnë këta të dy njëherë, e më pas të gjejmë përgjegjësitë politike të njërës apo tjetrës palë.
Zoti Balla, ju keni qenë për vete nën akuza për një mik tuajin. Së fundmi, opozita ka insistuar se miku juaj, ka përfituar tendera publikë në zonën tuaj elektorale. Opozita përmend një klauzolë ligjore, që pengon që një person me dënim të marrë tendera të atij niveli. A e keni ndihmuar ndonjë rast që të jetë i favorizuar?
E para, unë quhem Taulant Balla dhe mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin. Në të gjithë këto vite politikë, s?jam akuzuar kurrë për tendera dhe licenca, arsyeja ka të bëjë me faktin se s?jam bërë kurrë...