Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimet me tenderat, që sipas selisë blu favorizohen njerëz të afërt me qeverinë.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një dalje për mediat ka publikuar dokumenta që sipas saj, kryeministri për një periudhë 5-vjeçare i ka dhënë baxhanakut të tij tender 15 milionë euro.
Deklarata e Jorida Tabakut
Në Shqipëri, mund të fitosh një tender publik vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Rasti i Mond Begos i cili pasi ka ndryshuar katër apo pesë emra duke krijuar kompani nga hiçi për të fituar tendera publikë.
Ky nuk është vetëm konkluzioni i Partisë Demokratike, ky është konstatim i raportit të fundit të DASH, i Gjykatës Europiane të auditimit dhe strategjisë së zgjerimit. Por kjo fatkeqëisht është dhe e vërteta e publikuar nga raportet e Agjensisë së Prokurimit Publik.
Por, për të përfituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh edhe brenda rrethit familjar të kryeministrit Rama, oligark brenda kryeministrit, ose kriminel me rekorde kriminale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-zbulon-dokumentat-tabaku-rama-i-jep-15-mln-euro-tendera-baxhanakut