Atentati ndaj 35-vjecarit ne Lezhe, policia po heton ne dy pista

2018-08-28 1

Policia e Lezhës ende nuk ka të arrestuar autorët e plagosjes së Arben Gjinit, ndodhur mbremjen e hënës në Ishull Lezhë. Personat që organizuan atentatin thuajse nuk kanë lënë asnjë gjurmë, pasi edhe në makinën që u përdor nga ata nuk është gjetur asnjë prove, pasi u gjet u shkrumbuar. Grupi hetimor tashmë është fokusuar tek pistat hetimore dhe konfliktet që mund të ketë patur 35-vjeçari dhe familja e tij.

Burime nga Policia e Lezhës konfirmojnë se dy janë pistat që po ndiqen. Gjini rezulton i dënuar me vite 5 burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe është deportuar në vendin tonë dy vite më parë. Hetuesit dyshojnë për një konflikt të mundshme të 35-vjeçarit pikërsiht për trafik droge. Ndërsa pista e dytë është ajo e gjakmarrjes.

Dy vëllezër të të riut janë vrarë shumë vite më parë në qytetin e Laçit nga pjesëtarët e një familje tjetër. Blutë dyshojnë se atentati i të hënës mund të jetë përgatitur pikërisht nga personat me të cilët familja Gjini ka konflikt. Arben Gjini u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në kohën kur ai ishte duke qëndruar në një lokal. Një plumb ai e mori në shpatull dhe një tjetër në këmbë dhe ende ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin e Traumës.