Ora News - Shkodër, vret fqinjin se e denoncoi për vjedhjen e banesës

2018-08-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vazhdon të jetë në kërkim autori i vrasjes me thikë të 55 vjeçarit mbrëmjen e së hënës, 27 gusht 2018, në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur tek "Ura e Thive", ndërsa viktima është shtetasi Prendush Fusha.

Policia ka shpallur në kërkim Alfred Pëllumbin si autor të ngjares.

"Ne ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç. Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Mark Lula? për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç." informoi policia e Shkodres.
Shkaku

Mësohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat për vjedhjen e një sasie parash në banesën e viktimës.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije: "55 vjeçari kishte shkuar dhe kishte bërë denoncimin në polici. Pasi e kishte marrë në pyetje policia e kishte lënë të lirë. Më pas 30 vjeçari i është drejtuar banesës së Prendush Fushës dhe pas debatit e ka qëlluar me thikë"

Fusha është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Autori është shpallur në kërkim ndërsa mes viktimes dhe autorit ka pasur disa herë debate.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vritet-54-vjecari-ne-shkoder-u-godit-me-thike-tek-ura-e-thive