Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 35-vjeçar nga Mirdita është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Ishull Lezhë.
Arben Gjini ka marrë një plumb në shpatull dhe një në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonë.
Policia lokale sqaron se një automjet tip Benz është gjetur i djegur në Kolsh-Lezhë. Automjeti rezulton i vjedhur.
Ende nuk dihet nëse ndaj 35 vjeçarit është organizuar ndonjë atentat, duke pasur parasysh që shumë elementë kriminalë djegin makinat kryesisht të vjedhura, pasi vrasjeve për të humbur kështu gjurmët.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lezhe-qellohet-me-arme-zjarri-nje-person