Shkoder, vret fqinjin qe e denoncoi per vjedhje

2018-08-27 1

Dyshimet që pati, se fqinji i vodhi shtëpinë, e çuan drejt vdekjes 54-vjeçarin nga Shkodra, Prendush Fushaj.

Ditën e diel, pasi zbuloi vjedhjen e banesës, 54 vjeçari iu drejtua Komisariatit të Policisë ku duket se ka përmendur emrin e Fredi Pllumit, një 27 -vjeçar që jetonte në të njëjtën lagje.

Policët e thirrën Pllumin në Komisariat, e morën në pyetje dhe e lëne të lirë.

Me t?u kthyer në shtëpi, Fredi Pllumi ka marrë thikën dhe është drejtuar për në shtëpinë e viktimës. Me Prendush Fushajn pati një debat të shkurtër dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi me thikë, duke e lënë të plagosur.

Plagët qenë të rënda dhe i zoti i shtëpisë dha jetë pak minuta më pas në spital.