Në pikun e temperaturave të larta mijëra banorë të Milotit nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Shkak për këtë situatë, është bërë dëmtimi i elektropompave, ndërsa akoma nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tyre, pavarsisht se kanë kaluar disa ditë.
Banorët thonë se gjendja është shumë e rëndë, ndërsa kërcënojnë me protesta, deri në bllokim të rrugës nacionale të Veriut.
Ka 1 javë dhe nuk dihet se kur do vijë uji i pijshëm. Kemi mbush nëpër burime, faturat i paguajmë rregullisht.
Banor i Milotit
Ka 5 ditë që nuk kemi ujë fare, askush nuk interesohet. Ka një pompë të vjetër që e përdorim por dhe ajo digjet shpeshherë.
Banor i Milotit
Pa ujë të pijshëm kanë ngelur më shumë se 6 mijë qytetarë të Milotit. Një pjesë e tyre e mbushin ujin në qytetin e Laçit, e të tjerë janë të detyruar ta blejnë atë.