Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e LSI njëherësh edhe Kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi tha se në gjimnazet e vendit është i përhapur fenomeni i shitjes së drogës.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Kërpaçi tha se problemet e të rinjve, si papunësia, droga, varfëria ishin disa nga çështjet që u trajtuan nga të rinjtë në kampingun e LRI në Jalë.
Floida Kërpaçi: Sot në gjimnazet e vendit dhe jo vetëm , shitja e drogave është tashmë një fenomen i përhapur kudo. Sipas shifrave zyrtare të agjensive ndërkombëtare Shqipëria është vendi i parë në botë për konsumin e kokainës.
Papunësia e të rinjve, arsimi, emigrimi i të rinjve, pasiguria sociale, droga nëpër shkolla, varfëria, ishin disa nga temat që u trajtuan nga vetë të rinjtë në organizimin politik të lëvizjes rinore për integrim.
Unë dua të falenderoj ata 600 të rinj gjimnazistë dhe jo vetëm që erdhën për herë të parë, në kampingun politik të LSI, dhe vendosën idetë,pasionin, ëndrrat e tyre duke folur e duke mos pranuar heshtjen , duke ngritur alternativën rinore .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/problemet-e-te-rinjve-kerpaci-shitja-e-drogave-fenomen-i-perhapur-kudo