Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Durrësi, aty ku zhivllohet takimi i kryeministrave të rajonit, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve.
Në fjalën e tij, ai tha se Kosova i ka kufijtë e saj dhe duhen respektuar.
Haradinaj: Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi.
Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë deklaroi se ?askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo marrëveshje do të thotë korrigjim kufiri?.
?Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat, as të fundit që bëjnë korrigjim kufiri?, tha presidenti Thaçi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ramush-haradinaj-nga-durresi-kosova-i-ka-kufijte-ti-respektojme