Report Tv publikon pamjet e djegies së makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër

2018-08-26 1

Faktet tregojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ne kemi pamjet, që tregojnë s makina mori flakë menjëherë, sikur duket nga pamjet e kamerave. Unë nuk kam pasur konflikte personale, gjithmonë kam qenë në terren për ndërtimet pa leje, konfliktet e pronësisë dhe problemet e tjera. Unë mendoj se lidhet me detyrën. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një tentativë për ta pasqyruar si ngjarje jo të qëllimshme. Shefi Ballshit tha është më mirë ta nxjerrim aksident dhe pasi ka ardhur n/ drejtori i Fierit, shefi i krimeve u ka thënë është aksident dhe në media është shfaqur si ngjarje aksidentale. Unë nuk dyshoj në emra konkretë, unë jam në një detyrë që përballem cdo ditë. Kur ndodhi shpërthimi unë isha në banesë bashkë me familjen time. Familja u rrezikua nga shpërthimi, pasi dera ishte hapur. Kjo ishte një tentativë jo vetëm për djegien e makinës por edhe asgjësimin tim, pasi ishte shumë pranë dhomës së gjumit. Në polici jam thirrur njëherë për dëshminë pas ngjarjes.

Hajredin Serjanaj
Ndërkohë që Partia Demokratike akuzon se policia po tenton që ta mbyllë sulmin, që e cilëson të qëllimshëm. Selia blu përsërit atë që tha Hajredin Serjanaj për Report Tv se ?shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palët?.