Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike pretendon se djegia e automjetit të nënkryetarit të bashkkisë Mallakastër tre ditë më parë nuk ka qenë aksidentale sikundër njoftoi policia por zjarrvënie.
Enkelejd Alibeaj në një postim në fb akuzon policinë për përpjekje për ta mbyllur sulmin e qëllimshëm ndaj Hajredin Serjanaj, që është dhe nënkryetar i PD-së.
Alibeaj: Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.
3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.
Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem!
Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nenkryetarit-te-bashkise-mallakaster-ia-dogjen-makinen-alibeaj-akuza-policise