Në Milot banorët nuk kanë ujë të pijshëm prej ditësh. Shkak është bërë një difekt, po banorët thonë se askush nuk merret me riparimin e tij.
?Nuk kemi ujë të pijshëm, s?di gjë ça do bëjmë?.
Në këto ditë me temperatura të larta në çezmat e këtyre banorëve nuk pikon.
?Kanë thënë janë djegur pompat pompa rezervë nuk mbajnë, paret kur vijnë me i marrë, i paguajmë Lek më Lekë sa herë vjen fatura?.
Banorët thonë se do të protestojnë për të sensiblizuar autoritetet.
?Ka 5 ditë që nuk ka ardhur uji fare, as e vë ujit kush në zjarr me sjell ujë këtu?.
?Populli duhet çohet krejt e tu blloku rrugët krejt?.
Bëhet fjalë për më shumë se 6 mijë qytetarë të Milotit, një pjesë e të cilëve shkojnë e mbushin ujë në Laç.