Ora News - Kontaminimet nga ushqimi, mbi 150 raste në ditë në urgjencën e QSUT

2018-08-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pakujdesia ndaj ushqimit, konsumimi i tij jo i freskët, i nxehti i verë dhe negligjenca e higjienës shkaktojnë helmime nga ushqimit dhe infeksione gastrointestinal. Në një ditë në shërbimin e infektivit paraqiten 150 raste, kur pacientët kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Stroni: Vazhdojmë të kemi persona që vijnë me intoksikime alimentare ose me toksiko-infeksione. Numri i tyre është në pikun maksimal që ne mendojmë. Çdo ditë ka 150-160 persona. Patologjitë janë viroza të ndryshme ose intoksikime.

Mjeku infeksionit Gentian Stroni tha se urgjencat po përballohen me stafin e mjekëve në këtë shërbim, por rekomandon qytetarët të jenë të kujdesshëm për të mos neglizhuar simptomat dhe të konsultohen me mjekun e familjes.

Stroni: Ata do të duhet të paraqiten paraprakisht tek mjeku i familjes për të marrë disa këshilla.

Infeksionet gastrointestinal dhe kontaminimet nga ushqimet manifestohen me të përziera, diarre, dhimbje stomaku, shpesh herë simptoma gripi dhe lodhje e tepërt.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kontaminimet-nga-ushqimi-mbi-150-raste-ne-dite-ne-urgjencen-e-qsut