Skulptori Ylli Plaka jeton edhe punon prej 28 vitesh në Itali. Nga vendlindja është larguar, si të gjithë emigrantët e tjerë. Klandestinë, në kërkim të një jete më të mirë, të lirisë. Pasi përfundoi studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë, arrin në Savona të Italisë dhe nis zanatin e tij, si skulptor edhe qeramist. Në këtë rrëfim për kamerën e ?Report Tv?, skulptori Ylli Plaka tregon rrugëtimin e tij artistik nga fillimi i viteve ?90, deri në ditët e sotme.?Ëndrra ime për të bërë art ka lindur në moshën 10-vjeçare, vizatimet e para kanë qenë në kroki, por edhe riprodhime fumeti të revistave. Mësuesja ime e parë e vizatimit vuri re se kisha diçka të veçantë nga të tjerët, evidentoi talentin. Kjo ishte arsyeja që unë u afrova me artin?.