Ora News - Shqiptarët kthehen në vendet e punës, vetëm sot 10 mijë u larguan nga Porti i Durrësit

2018-08-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo e shtunë ka përkuar me pikun e fluksit të qytetarëve shqiptarë që nisen drejt Italisë dhe shteteve të tjera të BE, ku jetojnë e punojnë. Sipas burimeve nga policia kufitare, mbi 10 mijë shtetas u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.

Fluksi i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të sherbimit, por pa mundur të shmangë vonesat.

Numri i lartë i pasagjetëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi rradhë te gjata dhe pritje disa orëshe. Kjo situatë solli pakënaqësi tek pasagjerët.

Pritjet disaorëshe nuk mbetet i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve te italisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-kthehen-ne-vendet-e-punes-vetem-sot-10-mije-persona-u-larguan-nga-porti-i-durresit

Free Traffic Exchange