Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Durrësit ka kërkuar masa disiplinore në shtatë institucione për shkak të parregullsive në ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. por ndërsa në drejtorinë e burgjeve, ministrinë Drejtësisë dhe policinë e shtetit pritet të merren këto masa, ndëshkimet për gjyqtarët dhe prokurorët vendosen nga KLGJ e KLP, organe të reja të reformës në drejtësi të cilat nuk janë ngritur ende.
Vendimi i gjykatës së Durrësit për të ligjëruar pushimet e hetimeve të prokurorisë lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, ngarkon me përgjegjësi administrative shtatë institucione. Veç drejtorisë së burgjeve, paraburgimit "Jordan Misja", policisë së Tiranës dhe ministrisë së Drejtësisë, hetimi ka gjetur shkelje edhe nga gjyqtarët që lejuan ekstradimin por edhe nga prokurorja që e paraqiti kërkesën para togave të zeza në kryeqytet.
Hetimi i prokurorisë së Durrësit filloi me kërkesë të kryeprokurores arta marku, për veprën penale "shpërdorim detyre" por më 22 qershor, gjykata e Durrësit ka konkluduar se nuk ka pasur elementë të kësaj vepre në procedurën e ekstradimit të financierit të grupit të Habilajve.
Gjykata pranon megjithatë se ekstradimi është kryer në shkelje të kodit të procedurës penale dhe thekson se konkluzioni i hetimeve do tu dërgohet institucioneve për të marrë masat përkatëse lidhur me shkeljet administrative të konstatuara. Por ndërkohë që ministria e Drejtësisë, drejtoria e Burgjeve dhe policia e shtetit mund të marrin masat ndaj punonjësve që kryen shkeljet, për gjyqtarët dhe prokurorët e implikuar në këtë rast, duket se masat ndëshkuese do të vonojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-seitit-gjykata-kerkon-masa-administrative-ne-7-institucione