Report TV - Vokshi i përgjigjet Veliajt: Je përgjegjësi kryesor për zjarret në çerdhe

2018-08-25 0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për zjarret në dy çerdhe në Tiranë. Veliaj ka bërë apel që opozita të jenë në anën e zjarrfikësve dhe ajo atyre që vendosin qëllimisht zjarre në këto ambiente. Veliaj tha se zjarret ishin të qëllimshëm, por sipas tij, bashkia i ka marrë të gjitha masat për evitimin e ngjarjeve të tilla.Menjëherë pas deklaratës së Veliajt, për mediat ka folur edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi u shpreh se kryebashkiaku Veliaj është përgjegjësi kryesor për zjarret që kanë rënë në çerdhe kohët e fundit dhe se ekszistojnë dy fakte që e bëjnë fajtor.Sot, në emër të shumicës së qytetarëve që nuk pranojnë mashtrimet e Erion Veliajt, po informojmë opinionin publik për dy fakte, që nxjerrin në pah përgjegjësinë e Erion Veliajt për zjarret në çerdhe.

Së pari, sipas dosje që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht, çerdhja nuk ka patur roje. Erion Veliaj duhet t?u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?
Së dyti, qytetarët e Tiranës, duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publik për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori sinaksidentale.

Ne do t?i vëmë medias në dispozicion kopjen e origjinalit, ku gjendet edhe emri i policit gjyqësor dhe numri unil i tij.

Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike.