Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor, por kjo nuk e përjashton vendin tonë nga rreziku. Specialistët e Shëndetësisë apelojnë që të tregohet kujdes me higjienën dhe thonë se ndotja mund të jetë rrezik potencial për virusin që përhapet nga mushkonjat.
Nisur nga kjo, ekspertët e mjedisit në Lezhe ngrenë alarmin për ndotjen e Lumit Drin dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente.
Gjini: Një nga treguesit e ndotjes është kur uji nuk lëviz. Prezenca e lumit në një zonë kaq urbane përbën rrezik për virusin e Nilit për shkak të mushkonjave.
Megjithatë, eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se nuk ka vend për panik
Gjini: Lezha ka rrjedh 10 hektarë hapitate ku riprodhohen mushkonjat, pa llogaritur sipërfaqen e lumenjve.
Virusi i Nilit ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur në rajonin e Ballkanit ndërsa numri më i lartë i tyre është regjistruar në Serbi dhe Greqi. Tek të prekurit, virusi mund të shkaktojë sëmundje neurologjike deri edhe vdekjeprurëse.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndotja-e-lumit-drin-rrezik-potencial-perhapjen-e-virusit-te-nilit