Nisma për dhurimin e gjakut, Meta fushatë në Konispol - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Konispoli ka qene ndalesa e radhës e Presidentit Ilir Meta ne kuadër te nismës se ndërmarre prej tij për dhurimin e gjakut. Kreu i shtet i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë morën pjesë në procesin e dhurimit të gjakut nga qytetarë të shumtë, veçanërisht të rinj e të reja nga Konispoli, të cilët në mënyrë vullnetare iu bashkuan fushatës ndërgjegjësuese të ?Aleancës për Dhurimin e Gjakut?.



?Është kënaqësi e jashtëzakonshme që të jem sot në Bashkinë e Konispolit, në bashkinë më jugore të vendit, por dhe një bashki e veçantë për të gjithë vlerat e trashëguara historike, kulturore, arkeologjike dhe mbi të gjitha njerëzore. Një bashki simbol i bashkëjetesës, harmonisë dhe solidaritetit të qytetarëve me njëri-tjetrin. Sot edhe një bashki e cila ka zgjedhur të kontribuojë në ?Aleancën për Dhurimin e Gjakut?, duke ftuar jo vetëm punonjësit e saj, por dhe qytetarët e Konispolit për të dhuruar gjak. Kjo merr vlerë të veçantë sot, që është një ditë pushimi, çka tregon se qyteti i Konispolit ka një komunitet jashtëzakonisht solidar e njerëzor, i gatshëm për të sakrifikuar edhe disa momente pushimi në emër të një kauze jashtëzakonisht humane. Mbi të gjitha duke dhuruar një ?gjak shumë cilësor? me vlera të veçanta, për shkak të klimës së kombinimit perfekt këtu, të jodit me oksigjenin?




Gjithashtu Presidenti Meta beri dhe një apel per te gjithë turistet qe te vizitojnë Konispolin, pasi sipas tij, është një bashki e mrekullueshme, me një klimë të jashtëzakonshme, me produkte mjaft cilësore dhe me një komunitet të shkëlqyer.