Ora News - PD: Edmond Bego përfitoi 14 mln euro nga tenderat, prokuroria hesht

2018-08-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Prokurorisë se po hesht në lidhje më biznesmenin Edmond Bego, i cili u lirua nga autoritetet greke. Sipas, selisë blu, biznesmeni ka përfituar 14 mln euro nga tenderat publike, për shkak të njohjes familajre me kreun e grupit socialist Taulant Balla.

Deklarata e Luciano Bocit ne PD: Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t?i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës.

Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan.

Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:

? 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti

? 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd

? 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht!

Heshtja e organit të prokurorisë - thotë PD- është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-edmond-bego-perfitoi-14-mln-euro-nga-tenderat-prokuroria-hesht

Free Traffic Exchange