Ora News - Vëllezërit e fëmijët zihen me grushta e sëpatë për pronën në Fier

2018-08-25 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre vëllezër në fshatin Çorrush të Mallakastrës janë konfliktuar për motive pronësie ditën e djeshme, 24 gusht. Objekt i sherrit është një sipërfaqe toke prej 100 metra që vëlla i madh pretendon se janë të tijat por këtë e pretedon dhe vëllai i vogël, 57 vjeçari V.L.

Vëllezërit janë në proces gjyqësor ndërsa dje 57 vjeçari V.L kishte shkuar në fshat për të prishur gardhin dhe të ndërtonte xhade (rruge). Aty ka hasur në rezistencën e vëllait të madh.

"Fillimisht konflikti ka nisur mes V.L 57 vjeç dhe N.L 69 vjeç. Më pas ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69 vjeçarit Besnik Lalaj të cilët kanë rrahur vëllain e vogël 57 vjeç. Më pas djali i këtij të fundit, Fatjon Lalaj ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij 39 vjeçarit S.L, (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë. Ndërhyrja e policisë neutralizoi autorin, i cili nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike" informoi sot policia e Fierit.

Molla e sherrit

Nezir Lalaj tregon: Tokat i kemi në kufi me njëri tjetrin. Në prill 2017 do nxirrja tokën me çertifikatë. Shoh se unë kisha më pak tokë në tapi dhe më thotë zyrtari që nuk mund të fusim këtë parcelë. Çështja bllokohet. Komisioni i parë ia la tokën atij dhe i jep 100 metra atij. Komisioni i dytë më nxjerr mua 2900 metra katrorë, atij i nxjerr 2970 metra katrorë. Jemi në gjyq

Si nisi sherri

Nezir Lalaj tregon: Dje erdhën në fshat. Vëllai im do të bëjë xhade të madhe në kopshtin dhe prishi ullinjtë. Unë i kapa kazmën me dorë ai më goditi nga hundët. Më bëri me gjak. Djali u hodh nga gardhi, e shtyu më tutje dhe mua më çoi në shtëpi. Vazhduan më pas sherret"

Më pas djali i Nezirit merr vëllanë e tij dhe i kërkon të bëjë denoncimin në policine e Ballshit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vellezer-e-djem-zihen-me-grushta-e-sepata-pronen-ne-fier

Free Traffic Exchange