Report TV - Manastirliu në inspektim: Në 2018 përfundojmë rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore

2018-08-25 0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale inspekton punimet në Qendrën Shëndetësore Nr 10 në Tiranë: "Investime në portën e parë të shërbimit për qytetarët. Këtë vit, rehabilitojmë 14 qendra në Qarkun e Tiranës, 80 në të gjithë Shqipërinë"

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Shëndetësore nr 10 në Tiranë. Manastirliu u shpreh se deri në fund të këtij viti do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë inspektimit të punimeve Znj. Manastirliu theksoi rëndësinë që kanë këto qendra, si porta e parë e shërbimit ndaj qytetarëve.


Qendra Nr. 10 që inspektojmë sot, e cila i është nënshtruar tashmë punimeve rehabilituese, ofron shërbime për rreth 80 000 banorë të qytetit të Tiranës. Por kjo qendër është vetëm njëra prej 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.

Nëpërmjet investimeve të buxhetit të shtetit, ne do të përmirësojmë shërbimet që ofrojmë për qytetaret në porten e parë të shërbimit, që janë qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Manastirliu u shpreh se vetëm në Qarkun e Tiranës po rehabilitohen 14 qendra, 9 prej të cilave në territorin e Bashkisë Tiranë.

Free Traffic Exchange