Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjës të administratës vendore, qytetarë të shumtë në Sarandë.
Meta: Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi. Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë. Bashkëpunimi mes të gjitha palëve për informimin e qytetarëve e të rinjve, sidomos që fëmijë, është shumë i rëndësishëm, që të merren masa parandaluese për të stabilizuar të gjitha parametrat dhe për të pasur këtë problematikë nën kontroll.
Kreu i Shtetit nënvizoi se: ?Qëllimi kryesor i Aleancës është që në vitin 2020 ne të arrijmë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare, i stabilizuar e afatgjatë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-ne-sarande-dhuroni-gjak-talasemiket