Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm në dy orë, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk japin përparësi në rreth rrotullime apo vendkalime këmbësorësh.
Në një deklaratë për mediat, të shoqëruar edhe me video, policia thotë se "evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën policore në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kujdes-ne-rrethrrotullime-vetem-ne-dy-ore-policia-ka-vene-78-gjoba