Ora News - Fermerët hedhin produktet: Na janë shkaktuar me miliona lekë dëme

2018-08-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky fermer nga Struma e Fierit, pasi nuk ia doli të siguroj treg për prodhimin e tij në Lushnje, është detyruar ta hedh atë përtokë e bashkë me të shpenzimet dhe mundin e një viti.

Në sera, ku kultivon kastraveca dhe kultura të tjera bujqësore, është angazhuar e gjitha familja. I ati Agron Rruko thotë se këtë vit kostoja totale ka shkuar në 4 milionë lekë të vjetra, por shpresat se këto shpenzime do ti marrë mbrapsht i ka të pakta.

Agron Rrugo: Në moment 7 dylym i kam domate dhe 3 tranguj. Trangujt edhe shiten edhe nuk shiten, cmimi është 250 lekë të vjetra, i cojmë në Lushnje por nuk shiten.

Por përveç mungesës së tregut, një tjetër problem me të cilën hasen fermerët e kësaj zone është edhe cilësia e farërave dhe pesticideve

Agron Rrugo: Nuk ka shitje, cmimet janë të larta, farat janë të skaduara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fermeret-hedhin-produktet-na-jane-shkaktuar-me-miliona-leke-deme