Report TV - Investimet tek 'Bregu i Lumit', Veliaj: Mbajtëm premtimin që i bëmë banorëve

2018-08-24 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti, Sadri Abazi, inspektoi punimet që po kryhen në rrugën ?Njazi Meka? në Njësinë nr.4, ndërsa theksoi se ndryshimi në këtë pjesë të Tiranës është i madh.

Megjithëse është një vapë jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës
Ai u shpreh se ky është një premtim i mbajtur dhe se tashmë me këtë investim kuptimi negativ i emërtimit ?Bregu i Lumit? nuk vlen më.