Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Edmond Asllanin, 31 vjeçarin e dyshuar si shkaktar i aksidentit në Levan-Fier, ku humbi jetën një 27 vjeçare shtatzanë, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë. ?Puthe çunin dhe mos u bëni merak? ishte porosia e tij teksa iu drejtua qelisë me pranga në duar.
"Puthe çunin". Kjo është porosia për të afërmit e Edmond Asllanit, 31 vjeçarit të dyshuar si shkaktar i aksidentit në Levan-Fier, ku humbi jetën një 27 vjeçare shtatzanë, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.
Gjykata e Fierit caktoi për të masën e sigurisë "arrest me burg", deri në përfundim të hetimit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurores Ervisa Hyka.
Ai u arrestua më 21 gusht, pasi dyshohet se u bë shkak për aksidentin e trefishtë pranë vendit të quajtur "Liqeni".
Përplasja rezultoi fatale për Majlinda Trokën, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë.
Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip "Audi" që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur.
Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime.
Ndërsa mjeti tip "Benz" drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi Edmond Asllani duke drejtuar mjetin tip ?Benz?, është përplasur me mjetin tip ?Benz?, me drejtues shtetasin Leorant Troka dhe me mjetin tip ?Audi?i drejtuar nga vjehrri i gruas shtatzënë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lihet-ne-burg-31-vjecari-i-akuzuar-aksidentin-ku-vdiq-gruaja-shtatzene