Pjesa II-Intervista ekskluzive në Report TV/Erjona P: Ja pse Izeti u detyrua të kthehej në Shqipëri

2018-08-24 1

E njohur me pseudonimin ?Franca?, Erjona P., dashura e Izet Haxhisë, vendosi të fliste për herë të parë për publikun në një intervistë ekskluzive për gazetën ?Shqiptarja.com?. Në këtë rrëfim të saj pjesa e parë e të cilit u publikua në numrin e djeshëm të gazetës Erjona P. nga Franca ku jeton, tregoi historinë e njohjes me Izet Haxhinë dhe kostot që është duke paguar për atë që bën, duke u kthyer në të vetmin kanal komunikimi mes tij dhe publikut. Erjona, që zbuloi se punon si pedagoge kantoje dhe si soprano në Francë, tregoi edhe problemet me të cilat po has nga kjo lidhje nga kundërshtarët e Izetit nga akuzat e deri tek kërcënimet.

Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive që ka dhënë për ?Shqiptarja.com?, Erjona P, fokusohet më shumë tek beteja ligjore që ka nisur Izet Haxhia. E dashura e Izet Haxhisë tregon se si ish-bodigardi i Sali Berishës mori vendimin që të kthehet në Shqipëri. Ajo rrëfen arsyet që e çuan atë të rrezikonte, duke mos iu fshehur ekstradimit nga Turqia, madje duke e kërkuar atë vetë, pavarësisht se këtu ka një dënim prej 25 vitesh burg. Erjona zbulon prapaskenat e këtij vendimi të guximshëm të Izetit duke hedhur dritë edhe mbi faktorin politik. Ajo flet për procesin gjyqësor me të cilin Izet Haxhia po përballet duke tentuar të pastrojë emrin e tij nga akuzat dhe dënimi me 25 vite burg, dhënë në mungesë, për ekzekutimin e Azem Hajdarit, cilësuar si vrasja e shekullit. Erjona flet për kushtet në të cilat Izeti mbahet në burgun 302 në Tiranë si dhe jep disa mesazhe për miqtë e tij.
A u konsultua ai me ju lidhur me vendimin për t?u kthyer me dëshirë në Shqipëri dhe çfarë i sugjeruat?

Po, e kemi biseduar shumë herë! Unë nuk doja që Izeti të kthehej në Shqipëri? por, nga ana tjetër, ishim koshientë të dy, që diçka e rëndë rëndonte mbi jetën e tij, nga e cila duhej të lirohej e të pastrohej njëherë e mirë! Vendimi ishte i Izetit. Ai e bëri në një moment të papritur për mua, asgjë nuk më tha përpara? Unë kam qenë në gjendje shoku për javë të tëra? Një ditë ai vetë, ndoshta, do të flasë me më shumë detaje për këtë vendim personal të tijin?