Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stela 7 vjeçare me astmë kronikë këtë të enjte është më mirë.
Prej pasdites së së mërkurës kur historia e saj u mediatizua, në shtëpinë e familjes Dervishi në Lekaj të Lushnjes u rikthye energjia elektrike, dhe vajza tashmë mund të përdorë pompën e që lehtëson të marrë frymë.
Mungesa e energjisë e privoi për disa ditë nga përdorimi i pajisjes që i lejon të bejë një jetë normale.
Reagimi i menjëhershëm i qytetarëve kanë zgjuar shpresë për familjen me katër anëtarë që jeton mes varfërisë e problemeve shëndetësore të çdo anëtari.
Disa dhjetra qytetarë brenda e jashtë Shqipërisë kanë kontaktuar redaksinë e Ora News dhe familjen në Lekaj të Lushnjes për ta ndihmuar financiarisht për të përballuar sëmundjen e Stelës.
Ata kërkojnë që emrat e tyre të mos bëhen publike, ashtu si në fakt merr vlerë bamirësia, ndërsa Ora News i ka adresuar direkt tek familja në Lekaj, ku Stela dhe vëllai i saj më i madh kanë nisur të buzëqeshin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/solidaritetet-me-stelen-7-vjecarja-me-astme-mund-te-perdore-pompen-e-frymemarrjes