http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë ka shënuar një shifër rekord gjatë muajit korrik. Janë 1. 5 milion turiste qe kanë hyrë në vendin tonë, duke shënuar një rritje me 12.3 % krahasuar me ë njëjtin muaj të një viti më parë.
Instituti i Statistikave raporton se nga kjo shifër 1 milion janë shtetas të huaj. Prurjen më të lartë e kanë patur shtetasit nga Polonia me 38 %, ndërsa rënie kanë shënuar turistët që vijnë nga Anglia me 21 %.
Nëse do t?u referohemi të dhënave si 7 mujor, numri në total i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ka arritur në 2.9 milion duke bërë që kjo shifër të jetë ndjeshëm më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Por te shumte janë edhe shqiptarët që kanë dale nga vendi ynë. 1.4 milion kanë zgjedhur të pushojnë vetëm gjatë muajit korrik.
Ofertat me çmime të leverdishme drejt vende fqinjë si Greqia apo edhe paketat drejt Turqisë kanë dominuar edhe këtë sezon turistik.