Fier- Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë sot rreth orës 13:30 në pyllin e Semanit në Fier. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se zjarri ka rënë në një zonë me pisha dhe shkurre.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet për 4 zjarrfikëse që po luftojnë me flakët në vendngjarje.
Në vendngjarje ndodhet edhe prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala, i cila ka deklaruar se nga momenti në moment flakët po vendosen nën kontroll.