Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo boton për herë të parë ditarin e shkruar në vitin 1970. Në librin ?Laboratori i ëndrrës?, ai sjell shënimet e moshës 20-vjeçare, shënime që tregojnë përpjekjet e para të një djaloshi të vetmuar, që kërkon të fitojë dituri në jetë.
Ndonëse, libri i parë që kishte botuar në moshën 14-vjeçare ishte ?Vegimet e vendlindjes?, në këtë libër, ?Laboratori i ëndrrës?, vijnë kërkimet e tij të thelluara kur ishte student në degën e Gjuhë-Letërsisë për letërsinë, estetikën, pikturën, muzikën, filozofinë, por edhe të përkthente nga rusishtja dhe frëngjishtja. Në një intervistë për kamerën e Report Tv Moikom Zeqo rrëfen jetën e tij në letërsi, arkeologji, politikë edhe si kritizer i fortë i këtyre fushave.
Qytetet që kanë det të japin idenë e një pafundësie, të një lirie. Në moshën 10 vjeç mbeta jetim, im atë kishte qenë partizan dhe u plagos dy herë në luftë. Kjo mesa duket i mori jetën para kohe. Nuk është se ndikoi tek unë, as nëna ime, e mjera, as ndonjë mikë. Me një farë mënyre jam i bërë vet, pa rregulla, autodidakt.
Shkrimtari Moikom Zeqo
Ai tregon se si poezia e tij u ka shpëtuar ligjërimeve politike të kohës.
Besoj se njeriu nuk duhet që ta modifikojë asnjëherë jetën e vet, as letërsinë e vetë. Pas vitit 1970, isha një nga studentët e shkëlqyer të kohës dhe më caktuan redaktor në gazetën ?Drita?. Ajo periudhë ka qenë periudha e ndryshimit të poezisë sime. Në vitet ?70, derisa ndodhi Pleniumi i katërt ishte një terapi ndaluese në letërsinë shqipe edhe në artet figurative pati një periudhë që u quajt liberalizuese.
Shkrimtari Moikom Zeqo
Ndalet edhe tek puna si mësues në Rrogozhinë, që erdhi për shkak poezive, lidhjen e tij me arkeologjinë, te njohja me bashkëshorten, arkitekten Lida Maraj dhe tek tre fëmijët e tij.
Arkeologjia më ka ndihmuar më shumë sesa njohjet letrare, sepse arkeologjia ka të bëjë me epokat.
Shkrimtari Moikom Zeqo
Në fund të viteve ?90 i ofruan detyrën e kryetarit të Komitetit të Kulturës edhe Arteve, që me propozimin e Zeqos u quajt Ministria e Kulturës Në vitin 1992, zgjidhet deputet i Kuvendit Popullor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1996. Ai ka marrë pjesë në themelimin e PS-së. Fundi i tij në politikë ka qenë në vitin 1996
Gjithë pjesa ime politike ka qenë kriticizte edhe iluminuese pa asnjë lloj klientelizëm. Kjo ka koston e vet, sepse asnjë politikan nuk e ka qejf politikën. Për të shkruar studime sociologjike të tranzicionit të tejzgjatur të quajtur demokratik që ka shumë defekte konceptuale, siç është ndryshimi kushtetues të vitit 2008, që ne si votues votojmë lista që i bëjnë gati kryetarët e partive.
Shkrimtari Moikom Zeqo
Prej tij vjen një analizë e mirëfilltë politike, jashtë së cilës nuk lë jashtë as institucionet e kulturës, që aktualisht po pësojnë operacione plastike.