Ora News - U vra në 2017 në Athinë, kush është Roland Shembitrasi të cilit iu sekuestruan 1 mln euro

2018-08-22 34

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare me vlerë rreth 1 milion euro në emër të një Shqiptari të dënuar për trafik droge në Greqi dhe familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara mësohet se i përkasin shtetasit Roland Shembitrasi i cili është vrarë në vitin 2017 në Athinë.

Pas një hetimi 8 mujor prokuroria tha se ka urdhëruar sekuestrimin e shumave që në vlerë totale kapin rreth 1 milion euro.

Shumat monetare mësohet se janë sekuestruar në dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri në emër të vetë të dënuarit për trafik droge roland shembitrasi dhe tre familjarëve të tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-vra-ne-2017-ne-athine-kush-eshte-roland-shembitrasi-te-cilit-iu-sekuestruan-1-mln-euro