Report TV - Fier/ Bashkëfshatari ju bllokon rrugën, banorët protestojnë: Të ndërhyjë shteti

2018-08-22 0

Dhjetëra banorë nga Muçaj i Fierit kanë protestuar për rrugën kryesore të fshatit, pasi një bashkfshatar ua ka bllokuar atë me pretendimin se është pronë e tij private. Banorët thonë se e vetmja rrugë që ka fshati është ajo që tashmë është e bllokuar. Sipas tyre nga bllokimi i kësaj rruge është pezulluar i gjithë aktiviteti i tyre jetik.

Neve me këtë rrugë kemi hasur problem, këtu kemi kaluar gjithmonë. Tani na del një person dhe na del dhe thotë kjo rrugë më takon mua. Neve duam rruigë që të kalojmë. Këtu kalojmë të gjithë për të shkuar në shtëpia.

Banor i fshatit Muçaj
Kërkojmë drejtësi, nuk duam mëshirë, nuk u kemi borxh asnjeriu. Kjo po bën 70 vjet dhe këtu kemi kaluar gjithë kohën.

Banor i fshatit Muçaj
Banorët që kanë protestuar për këtë problem kërkojnë ndërhyrje nga shteti, pasi 700 metra rrugë është e vetmja zgjidhje për të shkuar në fshat apo në drejtime të tjera.