Në një mbledhje informale kabineti qeveritar do të analizojë punën e bërë në vitin e parë të mandatit të dytë, tashmë krejtësisht socialist por dhe objektivat për vitin e ardhshëm.
Të premten e 24 Gushtin, pasi kanë mbyllur të gjithë pushimet, Kryeministri i ka lajmëruar ministrat se do të mblidhen në vilën qeveritare të Vlorës.
Mbledhje do të jetë e mbyllur me një format të ngjashëm me dy mbledhjet e zhvilluara Gushtin e shkuar në Llogara dhe Shëngjin.
Kur i prezantoi si pjesë të kabinetit të tij, Rama iu bëri të qartë të gjithë ministrave që në krye të 365 ditëve për çdonjërin prej tyre që nuk ka patur performancën e kërkuar prej tij, do të lironin karrigen ministrore.
Zyrtarisht nuk konfirmohet se në mbledhja do të diskutohet dhe për ndryshime në qeveri. Publikisht Rama nuk ka shprehur rezerva për asnjë nga ministrat, e kundërta është e vërtetë. Kryeministri përkrah çdo ministri në takimet publike ka vlerësuar ata për çka kanë bërë.
Një nga kriteret që do të vlerësohet për të parë performancën e çdo dikasteri do të jetë dhe portali i bashkëqeverisjes.
Në shifrat e publikuara nga vetë Kryeministri numrin më të madh të ankesave por dhe çështjeve që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës Shqipëria që duam është Ministria e Drejtësisë, që ka në varësi Drejtorinë e Hipotekave, ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Pronave.
Analiza e një viti qeverisje do të kalojë dhe në sitën e Asamblenë Kombëtare, e cila do të mblidhet brenda datës 8 Shtator.