OBSH jep alarmin për fruthin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-22 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 41 000 fëmijë dhe të rritur në Europe janë prekur nga fruthi në 6 muajt e parë të vitit 2018. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bazuar në raportet mujore rezulton se te paku 37 vetë kanë vdekur për shkak të fruthit në 6 mujorin e parë. Kjo është shifra më e lartë e viteve te fundit.



OBSH konstaton një rritje dramatike të infeksioneve dhe shpërthimeve të zgjatura dhe i bën thirrje të gjitha vendeve që menjëherë të zbatojnë masa të përshtatshme për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje.



Franca, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Rusia, Serbia dhe Ukraina kanë pasur nje numër te madh te infektuarish nga fruthi duke përfshire fëmijët dhe të rriturit.



Ukraina ka pësuar goditjen më te rëndë, me mbi 23 000 njerëz të prekur dhe kulmin e ka pasur në muajin qershor, ndërsa Serbia raporton numrin më të madh të vdekjeve nga kjo sëmundje.



Rastet e fruthit në Greqi ndërkohë pritet të katërfishohen krahasuar me një vit më parë, ndërsa Italia pritet të ketë më pak te prekur sipas te dhënave te Organizatës Botërore te Shendetesise.