Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetet greke kane liruar nga qelia shtetasin shqiptar Edmond Bego.
Vendimi ka ardhur pas komunikimit me autoritetet italiane ku mësohet se ai nuk ishte i kërkuar prej këtij shteti.
Pas kësaj Bego ka lënë qelitë ku qëndronte prej disa ditësh.
Ndalimi i tij në shtetin grek ngjalli debate ne shqipëri ku opozita akuzoi mazhorancën për favorizim.
Edmond Bego u arrestua javë e kaluar ndërsa ndaj tij gjykatat shqiptare kishin bërë konvertimin e dënimit të gjykatës italiane.
Avokati Ardian Leka në një prononcim për Ora News duke konfirmuar lirimin e klientit të tij ngre shqetësimin për përdorimin politik që iu bë emrit të klientit të tij nga opozita. Por ka dhe një kritikë për mediat.
"Ndalimi i Edmond Begos ishte nje problem që e bëjmë me ne shqiptarët e bëjnë rëndom në shtetin grek. Problemi mbetet se mediat në Shqipëri nuk ngrenë shqetësim në këto raste apo kur grisen pasaportat, por sapo thuhet që është miku i dikujt politikani bëhet lajm."
Avokati thotë se Edmond Bego ka shlyer dënimin e tij madje PD që e përdori politikisht këto ditë i ka dërguar shkresë shtetit italian ku vërtetonte se Bego ka shlyer dënimin.
"Ata politikanë që e përfolin sot e kanë arrestuar në atë kohë kur ishin në pushtet. Ku mbetet suporti politik? Ai ka bërë 4 vite e katër muaj burg. E ka kryer dënimin e tij. Ministria e Drejtësisë kur PD ishte në pushtet i ka bërë shkresë shtetit italian dhe i shprehet se Bego e ka shlyer dënimin"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lirohet-edmond-bego